Para ndeshjes së Champions, Guardiola paralajmëron Ribery për kartonin e kuq
Trajneri Pep Guardiola ka paralajmëruar Franck Ribery se Bayern Munich nuk mund të pajtohet me kartonë të kuq, duke qenë se francezi i krahut të majtë u ndëshkua në ndeshjen e fundit të kupës së Gjermanisë. Ribery mori kartonin e dytë të verdhë pas një faulli të rëndë ndaj Benjamin Kessel, në fitoren 2-0 kundër Eintracht Brunswick, e vlefshme për Kupën e Gjermanisë. Kështu Guardiola e ka paralajmëruar Ribery edhe për sjelljen e tij para ndeshjes së kthimit të Champions League, 0-0, ndaj Shakhtar Donetsk. – “Ai nuk mund të veprojë në të njëjtën mënyrë (edhe në ndeshjen e kthimit të së mërkurës),” – theksoi Guardiola. – “Në një ndeshje duhet të kontrolloni veten, sepse, nëse del me të kuq, është e vështirë të fitohet ndeshje me 10 lojtarë kundrejt 11 lojtarëve,”- u shpreh Pep Guardiola. – “Ai (Kessel)kërceu me të dyja këmbët mbi mua. Mund të më kishte dëmtuar vërtet,” – theksoi Rebery, duke u mbrojtur disi pas kartonit të kuq që mori në mesjavë. Mbrojtësi austriak, David Alaba, mbrojti gjithashtu shokun e tij të ekipit. – “Nuk është gjithnjë e lehtë kur gjithmonë janë tre apo katër lojtarë pas shpinës, për të ruajtur qetësinë, – u shpreh lojtari i Bayern.
KOHA JONË SONDAZH

