Paralajmërohet skandal në Premier League, ish-hetuesi suedez denoncon përfshirjen e disa lojtarëve në trukime ndeshjesh

Një deklaratë tronditëse vjen nga Suedia. Fredrik Gardare, ish-shef i njësisë për hetimin e krimit të organizuar në sport, ka zbuluar për “Daily Mail” se disa lojtarë të Premier League janë përfshirë në manipulimin e ndeshjeve.

Gardare tregon se gjatë një operacioni policor në një kazino të paligjshme në vitin 2021 janë sekuestruar telefona celularë, ku në aplikacionin Telegram janë gjetur prova të qarta për bashkëpunimin e futbollistëve me grupe kriminale, të cilat synonin trukimin e ndeshjeve në ligat evropiane dhe në Ligën e Kombeve.

“Mes atyre emrave kishte më shumë se një lojtar të Premier League,” – theksoi Gardare, duke shtuar se materialet mbeten ende në duart e policisë suedeze, por hetimi nuk është çuar më tej pasi njësia u shpërbë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai kërkon shpjegime se pse çështja është mbyllur, duke e cilësuar rastin si një shembull të pastër të trukimit të ndeshjeve. Federata Suedeze e Futbollit ka konfirmuar se ka marrë informacion të përgjithshëm në vitin 2021, por pa të dhëna të mjaftueshme për të ndërhyrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gardare thotë se informacioni është përcjellë edhe te Federata Angleze e Futbollit (FA), por nuk dihet se çfarë hapash janë ndërmarrë më pas. Nga ana e saj, FA ka deklaruar se nuk ka marrë ende rezultatet zyrtare të hetimit, por ka shprehur gatishmëri për t’i shqyrtuar ato sapo të jenë të disponueshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?