Paris 2024, Djokovic përballë Alcarez në finalen e madhe të dielën

Mes Carlos Alcaraz dhe Novak Djokovic do të jetë finalja e madhe e meshkujve në tenis në Lojërat Olimpike, që po mbahen në Paris. Serbi arriti të mposht 2-0 italianin Lorenzo Musetti në gjysmëfinalen e zhvilluar në “Roland Garros”. Djokovic dominoi dhe në fund fitoi pa vështirësi me shifrat 6-4 dhe 6-2. Finalja e madhe do të zhvillohet të dielën mes spanjollit Alcarez dhe serbit Djokovic që do të synojë medaljen e artë olimpike, e vetmja që i mungon në koleksionin e tij.  Musetti do të luajë me kanadezin Felix Auger për vendin e tretë në Paris 2024.

SHKARKO APP