Paris 2024, rekordi i parë botëror në Olimpiadë

Në gjuajtjen me hark është vendosur rekordi i parë botëror i Olimpiadës “Paris 2024”. Koreano-jugorja Lim Sihyeon arriti të grumbullonte 694 pikë në performancën e saj në fazën kualifikuese. 21-vjeçarja vendosi kështu rekord botëror dhe olimpik. Rekordi i mëparshëm botëror ishte 692 pikë, ndërsa ai olimpik 680. Të dyja këto rekorde mbaheshin nga sportiste koreane dhe ishin vendosur në vitet 2019 dhe 2021.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?