Partizani abonohet me barazimet, ndalet dhe ndaj Laçit (VIDEO)

9 pikë në 9 javë. Partizani e mbyll fazën e parë me nga një pikë për ndeshje, teksa mbrëmjen e sotme nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 ndaj Laçit në “Air Albania”.

Të kuqtë duhet të presin ende për të marrë dy fitore radhazi në këtë kampionat, që po rezulton më i vështirë nga sa parashikohej.

Kurbinasit shënuan të parët në impiantin modern të kryeqytetit në minutën e 34-t, me Julian Shehun me penallti, ndërsa golin e barazimit Tedi Cara e realizoi 11 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë barazim, Partizani barazon Dinamon në kuotën e nëntë pikëve, ndërsa Laçi ngjitet në vendin e katërt me 12 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?