Partizani barazim spektakolar me Dinamon, Elbasani fiton dhe merr kreun

Partizani dhe Dinamo dhuruan një barazim spektakolar 2-2 në derbin e luajtur në “Arenën e Demave”.

Dinamovitët realizuan me Itodo pas vetëm 5 minutash lojë, ndërsa të kuqtë u kundërpërgjigjën me Bintsouka.

Në fundin e sfidës, Rrapaj realizoi për ekipin e Veselinoviç, por Vila do të barazonte sërish, duke bërë që Ilir Daja ta nis me barazim aventurën te dinamovitët.

Elbasani rikthehet te fitorja. Verdheblutë mundin 1-0 Laçin në “Elbasan Arena” dhe falë këtij trepikëshi ngjiten në krye të renditjes së “Abissnet Superiore”.

SHKARKO APP