Partizani barazon 2-2 në miqësoren e mbajtur “sekret” në Turqi

Partizani ka luajtur sot miqësoren e radhës në Turqi në fazën përgatitor për pjesën e dytë të sezonit. Klubi kryeqytetas e ka mbajtur surprizë këtë ndeshje ndaj skuadrës së Berliner AK 07.

Të dy golat e realizuar nga skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova, kishin autorë futbollistët e afruar gjatë merkatos së janarit. Qendërmbrojtësi Belica, shënoi golin e avantazhit në minutën e dytë të ndeshjes, ndërkohë që Mala në minutën e 50 shënoi golin e dytë. Ai hyri në fushë në pjesë e dytë së bashku me Xhikën, Sulejmanin, Lukas dhe Filin.

Berliner AK 07, është një klub gjerman që garon në Regionalliga Nordost (Kategoria e katërt) dhe ka lidhje të forta edhe me futbollin turk. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?