Partizani bën goditjen e madhe në merkato, akord me lojtarin e Kombëtares
Partizani e ka nisur në mënyrën më të mirë merkaton e dimrit. Të Kuqtë kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Sherif Kallakut në skuadër gjatë muajt janar.
Mesfushori para disa ditësh u nda me Teutën, ku qe i huazuar për gjashtë muaj nga Lokomotiva e Zagrebit dhe gjatë këtyre ditëve ka qenë në bisedime intensive me disa klube të Superiores për të vijuar karrierën e tij.
Dinamo dhe Partizani ishin klubet më të interesuara, por në fund futbollisti zgjidhi që Partizani të ishte destinacioni i tij i radhës. Ditën e sotme ka pasur një takim final mes palëve dhe është finalizuar gjithçka. Mungon vetëm firma mbi kontratë, që sipas burimeve të lojtarit do të hidhet të hënën.
KOHA JONË SONDAZH

