Partizani blindon kreun e renditjes, shkatërron Teutën në shtëpi (VIDEO)

Partizani blindon kreun e renditjes në Kategorinë Superiore, duke rrëmbyer një fitore të madhe 3-0 në duelin ndaj Teutës të zhvilluar në S”Selman Stermasi”.

Në minutën e 29-të, Asani ekzekutoi një goditje dënimi, sfera devijohet nga muri mbrojtës dhe ndalet në rrjetën e portës së Hidin që u gënjye nga trajektorja e ndryshuar. 3 minuta nga fundi i fraksionit të parë Hila i rrëmbeu topin Avdylit para zonës dhe e nis për Hebajn. Pasimi i tij për Asanin është perfekt dhe sulmuesi nuk e ka të vështirë të mposhtë Hidin për herë të dytë.

Në pjesën e dytë, të kuqtë shënuan edhe golin e tretë. Pas një kundërsulmi të shpejt të Trashit nga krahu i majtë, ai pasoi te Bardhi, i cili dhuroi një asist për Mensah, për të cilin ishte e thjeshtë që ta dërgonte në fundin e rrjetës së Hidit. Partizani ruan kreun me 16 pikë, 3 më shumë se Kukësi që luan nesër pasdite ndaj Skënderbeut. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?