Partizani “blindon” portën, merr “gardianin” kosovar nga Shkëndija

Partizani bën një tjetër lëvizje në merkato. Klubi i kuq ka arritur marrëveshjen me  Shkëndijën e Tetovës për të transferuar portierin Bekim Rexhepi, që ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me kryeqytetasit.

“Bekim Rexhepi do të jetë pjesë e  Partizanit për tre sezonet e ardhshme. FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon arritjen e marrëveshjes me KF Shkëndijën e Tetovës për transferimin e portierit nga Shkupi, i cili ka zgjedhur të kuqtë për të vijuar karrierën në kampionatin tonë.

Gardiani 25 vjeçar ishte pjesë e Skënderbeut në formulën e huazimit nga KF Shkëndija”, shkruhet në njoftimin e Partizanit

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?