Partizani dhe Laçi kërkojnë sonte biletën për turin e dytë të Conference League

Partizani dhe Laçi janë dy skuadrat e radhës së Superiores që do të luajnë mbrëmjen e sotme në Conference League.

Të kuqtë janë me një këmbë në turin e dytë, pas fitores minimale 1-0 në Gjeorgji. Partizani gjithsesi duhet të menaxhojë me kujdes rezultatin ndaj Saburtalo. Dritan Mehmeti nuk pritet ta ndryshojë ekipin fitues të një jave më pare.

Më të vështirë pritet ta ketë misionin skuadra kurbinase që do të luajë në transfertë ndaj Iskra-s. Ndeshja e parë e luajtur në Elbasan Arena përfundoi pa gola, ndaj dhe tashmë duhet të marrë një fitore për të kaluar në turin e dytë.

SHKARKO APP