Partizani dhe Vllaznia bëjnë paqe në “Air Albania”(VIDEO)
Partizani dhe Vllaznia kanë ndarë nga një pikë në ndeshjen që përfundoi me rezultatin 1-1, e vlefshme për javën e 21 të Kategorisë Superiore.
Shkodranët kaluan të parët në avantazh në minutën e 11 të takimit falë një penalltie të shndërruar në gol nga Latifi.
Vllaznia e mbylli pjesën e parë me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Hakajt, gjë që ndikoi dhe në rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Partizani shtoi sulmet në pjesën e dytë dhe arriti të gjente golin në minutën 64-t me Carën. Më pas me gjithë rastet e Të Kuqve, rezultati nuk do të ndryshonte, duke u dhënë nga një pikë të dyja ekipeve.
KOHA JONË SONDAZH

