Partizani eliminohet nga Conference League, mundet nga ekipi estonez në shtesë

Partizani është eliminuar nga Conference League që në raundin e parë kualifikues, pas humbjes 0-1 ndaj Nõmme Kalju në stadiumin “Air Albania”. Ndeshja e parë në Estoni ishte mbyllur me rezultatin 1-1, ndërsa për të përcaktuar skuadrën që do të avanconte më tej, u deshën 120 minuta lojë dramatike në Tiranë.

Takimi u karakterizua nga shumë emocione dhe raste, por mungoi saktësia përpara portës. Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në të dytën, ritmi u rrit dhe Partizani pati mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh. Në minutën e 78-të, të kuqtë fituan një penallti, por Xhuliano Skuka nuk arriti ta konkretizonte, duke humbur një rast të artë për të vulosur fatin e takimit.

Skuadra estoneze u tregua më e freskët në shtesë dhe në minutat shtesë ishte Ivanov ai që realizoi golin vendimtar, duke i dhënë Nõmme Kalju-s kualifikimin për në raundin tjetër dhe duke i dhënë fund shpejt ëndrrës europiane të Partizanit për këtë sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?