Partizani fiton derbin ndaj Tiranës dhe arrin Vllazninë, Laçi merr kryesimin e Superiores (VIDEO)

Partizani merr një sukës shumë të rëndësishëm në derbin e kryeqytetit duke vijuar garën për titullin kampion. Skuadra e Dajës triumfoi 2-1 në “Selman Stermasi”.

Ndeshja nisi me një ritëm të ulët me të dyja skuadrat që studionin loja e njëra-tjetrës. Në minutën e 29-të, Belica kërcen mjaft mirë në zonë pas një goditje nga këndi, duke arritur që të shënojë. Tirana do të reagonte mjaft mirë, teksa 10 minuta më pas Hoxhallari shënoi një super gol nga goditje e dënimit duke shtangur portierin Hoxha, që nuk arriti ta ndalte.

Në fillimin e pjesës së dytë, Partizani krijonmë shumë, duke arritur që të shënojë. Pas një asisti të bukur të Çinarit, Jurgen Bardhi në minutën e 59-të, arriti që të rikthente ekipin e tij në avantazh. Në minutat e mbetura Tirana shpërdoroi shanse të mira, ndërkohë që edhe Partizani nuk shfrytëzoi si duhet kundërsulmet. Kjo fitore e ngjit ekipin e Dajës ë vendin e dytë me 42 pikë, po aq sa Vllaznia.

Në krye pas kësaj jave do të qëndrojë Laçi, që mori një fitore të pastër 2-0 në transfertën ndaj Skënderbeut. Mazrekaj në minutën e 57-të dhe Shehu në të 75-tën vendosën sfidën e luajtur në Korçë. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP