Partizani fiton ndaj Flamurtarit dhe ndez shpresat për Europë

Partizani vijon ecurinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa ditën e sotme ka fituar 2-1 kundër Flamurtarit në Vlorë. Ndonëse përballë kishin një Flamurtar të rënë tashmë në Kategorinë e Parë, “Të Kuqtë’ e kryeqytetit nuk e patën aspak të lehtë të marrin 3 pikët, teksa rezultati final ishte me vetëm një gol diferencë, 1-2.

Mbrojtësi Eneo Bitri shënoi për Partizanin në minutën e 36’ të pjesës së parë, por vlonjatët rikthyen baraspeshën vetëm dy minuta më vonë, me golin e shënuar nga braziliani Souza De Oliveira.

Goli i fitores për Partizanin u shënua nga sulmuesi Jurgen Bardhi në minutën e 67-të, ndërsa me këtë sukses “Të Kuqtë” ngjiten në kuotën e 44 pikëve, vetëm 4 më pak se Skënderbeu që mban aktualisht vendin e tretë të renditjes.

SHKARKO APP