Partizani fiton ndaj Kukësit dhe shkon në -4 pikë nga Vllaznia (VIDEO)

Partizani konfirmon formën fantastike që po kalon në kampionat, duke marrë fitoren e tretë radhazi. Të Kuqtë triumfuan 2-1 në duelin kundër Kukësit, duke i dhënë një goditje të fortë këtyre të fundit për synimet e tyre.

Fraksioni i parë u mbyll me rrjetet e paprekura pavarësisht rasteve. Ekipi i Ilir Dajës kaloi në avantazh në minutën e 63-të falë një eurogoli të Eraldo Çinarit. Sulmuesi shkodran shfrytëzoi një asist të Jasir Asanit, i cili lëvizi bukur në krahun e djathtë dhe krosoi në zonë. Shkodrani e shfrytëzon më së miri duke goditur fluturimthi.

Valentino Murataj që  fillimisht shënon dy minuta nga fundi duke mos respektuar “fair play” për shkak të lojtarit Taipi të dëmtuar Por Partizani kupton gabimin dhe lejon Kukësin të shënojë me lojtarët kryeqytetas që nuk penguan Limajn në realizim.  Partizani ngjitet në vendin e dytë me 37 pikë, 4 më pak se Vllaznia. Kukësi ndërkohë mbetet në vendin e 5-të me vetëm 29 pikë.

SHKARKO APP