Partizani fiton ndaj Skënderbeut, por një gol i anuluar me VAR krijon polemika (VIDEO)
Partizani ka arritur që të marrë fitoren e dytë radhazi nëkampionat, duke fituar 2-1 ndaj ndaj Skënderbeut, në një ndeshje ku nuk munguan polemikat.
Rrapaj kaloi fillimisht në avantazh Partizanin në minutën e 14-të, por reagimi i Skënderbeut do të ishte i shpejt me Mensah që do të gjente golin e barazimit në të 20-tën. Partizani gjithsesi rigjeti avantazhin me Carën në minutën e 28-të.
Skënderbeu do të shënonte sërish me Victor që devijoi një goditje të Marës, por për arbitrin e preku topin me dorë dhe e anuloi me VAR. Pamjet të krijojnë përshtypjen se nuk e ka prekur.
Me këtë fitore Partizani ngjitet në kuotën e 15 pikëve, po aq sa ka edhe Laçi i vendit të katërt, ndërsa Skënderbeu mbetet në kuotën e 8 pikëve, në vendin e parafundit.
KOHA JONË SONDAZH

