Partizani fiton ndaj Teutës dhe merr vendin e katërt, Vllaznia bën “paqe” me Laçin

Partizani merr një fitore shumë të rëndësishme 3-1 ndaj teutës, dhe shton shanset për pjesëmarrjen në Kupat e Europës për sezonin e ardhshëm. Ndeshja e luajtur këtë të shtunë në “Elbasan Arena” është dominuar nga “Demat”, megjithatë goli i parë u realizua nga “Djemtë e Detit”, të cilët goditën portën e Alban Hoxhës në minutën e 27-të me Ivanovic.

Ky avantazh do të zgjaste deri në minutën e fundin e fraksionit të parë, kur Xhuljano Skuka goditi portën e Qirkos, moment i cili u diskutua edhe si pozicion jashtë loje, por pas verifikimit në VAR goli u quajt i rregullt. Në minutën e 53-të, Bitri shënoi me kokë pas një krosimi nga Kallaku dhe i dhuroi avantazhin ekipit të tij.

Sfida pati një ritëm të lartë, ndërkohë që në fundin e saj Miroslavljev shfrytëzoi daljen nga Porta të Pano Qirkos dhe shënoi golin e tretë për Partizanin. Pas javës së 28-të, Partizani shkon në kuotën 41 pikëve në vend të katër, teksa Teuta qëndron në vend të gjashtë me 32 pikë të grumbulluara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ka gola dhe fitues në Vllaznia-Laçi. Dueli i luajtur në “Loro Boriçi” ishte tepër i luftuar dhe plot duele të forta në çdo cep të fushës. Rikthim me barazim për Shpëtim Duron në stolin e kurbinasve, që mbetën në vend të dytë me dy pikë mbi Kukësin ndjekës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?