Partizani fiton në “frymën e fundit” në Maltë dhe kualifikohet

Partizani siguroi kualifikimin për në turin e dytë të Conference League. Nënkampionët e Shqipërisë, triumfuan me përmbysje me rezultatin 2-1 ndaj Marsaxlokk në Maltë.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte më e ndezur. Vendasit kaluan të parët në avantazh me një supergol nga Yuri në minutën e 46-të, por Partizani barazoi vetëm dy minuta më vonë me Carën.

Kur dukej se ndeshja do të shkonte me penallti, erdhi edhe goli që vendosi kualifikimin. Në minutën e 93-të, Keko shfrytëzoi një pasim në zonë nga Hadroj dhe përmbysi rezultatin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?