Partizani fiton pastër derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës

Partizani merr një fitore të rëndësishme në derbin e kryeqytetit, duke mundur Tirana me rezultatin 2-0 në kuadër të javës së 24-t të Kategoria Superiore.

Të kuqtë kontrolluan ndeshjen që në minutat e para dhe krijuan disa raste, përfshirë një gol të Iskandarli-t në minutën e 12-të që u anulua për pozicion jashtë loje.

Pjesa e parë u vendos nga dy aksione vendimtarë: në minutën e 27-të, Sidibe shënoi pas një asisti të Hjuman, ndërsa 10 minuta më vonë, Iskandarli dyfishoi rezultatin pas një pasimi të Sidibe-t, duke vulosur pjesën e parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në pjesën e dytë, Tirana u përpoq të reagojë, por pa sukses. Rastet më të pastra u shpërdoruan nga Kobjilar dhe Mehmeti, duke u ndalur edhe nga traversa.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me këtë fitore, Partizani mban vendin e pestë me 33 pikë, vetëm 3 më pak se Dinamo në vendin e katërt, ndërsa Tirana mbetet në vendin e tetë me 21 pikë, duke luftuar për mbijetesën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?