Partizani futet në “shtëpinë e re”, kryen stërvitjen e parë në impiantin fantastik (VIDEO)

Partizani më në fund hyn në shtëpinë e re. Skuadra e kuqe është stërvitur këtë mërkurë për herë të parë në fushën e kompleksit të ri të ndërtuar në Tufinë, në një terren të mrekullueshëm, që pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në cilësinë e stërvitjes.

Në javët në vazhdim pritet të instalohen edhe stolat, të bëhet funksional i gjithë sistemi i sigurisë e më pas të zhvillohen edhe ndeshjet zyrtare brenda të të kuqve. I pranishëm në këtë seancë të veçantë stërvitore ishte edhe presidenti i Partizanit, Gazment Demi, i cili mbajti një fjalim të shkurtër para skuadrës.

Stadiumi i ri ka një kapacitet prej 4 mijë vendesh dhe pritet të ketë impakt pozitiv në afrimin e tifozëve dhe rritjen e të ardhurave nga shitja e biletave.

Swiss Digital Desktop Reklama
YouTube player

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?