Partizani heq Dinamon dhe kalon zyrtarisht në “Final Four”

Mbrëmjen e kësaj të hëne, në ”Air Albania”, Partizani fitoi derbin e vogël të kryeqytetit duke mundur në transfertë Dinamon e Ilir Dajës, ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të “Abissnet Superiore”.

Sfida përfundoi me shifrat 0-2 në favor të të kuqve. Golin e parë për skuadrën e Partizanit e shënoi Martinez e shënoi mbrojtësi Martinez, në minutën e 38-të të sfidës. Ndërkohë që për të vulosur sfidën, mendoi mesfushori Doumbia, në minutën e 51-të.

Me nga një gol në secilën pjesë, Partizani i Oltijon Kërnajës i rrëmben Dinamos vendin e katërt dhe shkon në kuotën e 42 pikëve ndërkohë që në krahun tjetër me 39 pikë, dinamovitët zbresin në vendin e 5-të.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?