Partizani humbet dy titullarë në prag të derbit ndaj Tiranës

Tirana-Partizani është super ndeshja e javës së gjashtë e “Abissnet Superiore”. Derbi i parë për këtë sezon që do luhet në stadiumin “Air Albania”, ora 19:45.

Për skuadrën e Partizanit vijnë lajme aspak të mira para ndeshjes më Tiranën. Pas mungesës së sigurt të Lucas Cardozos në këtë ndeshje i janë shtuar Ergys Kaçe dhe Tedi Cara.

Alternativat e mundshme që trajneri Daja ka në dispozicion për të zëvendësuar Kaçen janë disa me Herald Marku më të avantazhuar  për të nisur si titullarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nëse alternativat në mesfushë për trajnerin nuk mungojnë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për repartin e sulmit, teksa Filipovic mund të jetë futbollisti që mund të zëvendësojë Carën, por nuk ka kualitetin e këtij të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?