Partizani humbet një tifoz para derbit

Partizani humbet një tifoz para ndeshjes derbi me Tiranën që do të zhvillohet ditën e premte. Leo Cara ka humbur dje betejën me jetën. Leo ishte një ultras që nuk humbiste asnjë ndeshje nga stadiumi. Edhe pse me aftësi të kufizuara, pasi lëvizte me karrocë, Leo ishte në çdo transfertë të klubit të zemrës, i shoqëruar nga i ati i tij që është gjithashtu një tifoz i Partizanit. Për 9 vite ai ju nënshtrua mjaft terapive, e fundit para disa muajsh te ekipi i Partizanit. Për shpenzimet u kujdes edhe klubi i Partizanit por fatkeqësisht nuk mjaftoi për Leon. Pas lajmit të hidhur ka reaguar klubi i kuq, lojtarët dhe tifozët duke shprehur ngushëllimet për familjen Cara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?