Partizani “i dashuruar” me barazimet, ndalet edhe ndaj Kukësit (VIDEO)

Në “Air Albania” Partizani dhe Kukësi nuk mundën të shkoni më shumë se një barazim 1-1. Për skuadrën e Dajës është barazimi i katërt radhazi në Superiore dhe situata po fillon e të bëhet shqetësuese pasi janë vetëm me 4 pikë në tabelë.

Pjesa e parë ishte e ekuilibruar me pak raste. Energjia elektrike e cila u ndërpre për 4 minuta ndërkohë që edhe VAR mungoi në pjesën e parë.  Partizani rriti presionin dhe lojën nga krahët dhe në 65-ën kaloi në avantazh pas një krosimi të Mustës që u finalizua mjaft mirë nga Tedi Cara.

Kukësi reagoi shumë shpejt, pasi pas 5 minutash gjeti golin e barazimit me Milunovic që hedh një krosim perfekt në zonë, aty ku Feijao gjuan saktë me kokë dhe dërgon topin në rrjetën e Alban Hoxhës.

1-1 rezultati dhe skuadrat më pas sulmojnë më pak në minutat e fundit, teksa shanset më të mira i kishte Partizani.

SHKARKO APP