Partizani i falet magjisë së Lukas Kardozos, Luftëtari mund Lushnjën (VIDEO)
Partizani merr një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat. Skuadra e Klevis Dalipit ka fituar minimalisht 1-0 në transfertë ndaj Kamzës. Ndeshja ishte e bllokuar, me pak raste shënimi, por me të kuqtë më këmbëngulës. Goli i vetëm i ndeshjes u shënuar në minutën e 76-të nga Lukas Kardozo. Sulmuesi brazilian bëri një veprim të bukur në krahun e majtë, dhe më pas në një pozicion të vështirë mposhti portierin. Ky ishte goli i dytë për të pas ardhjes te Partizani në merkaton e dimrit. Partizani tashmë ngjitet në vendin e tretë me 42 pikë, po aq sa Laçi.
Nuk gabon as Luftëtari, që fiton në shtëpi 2-0 ndaj Lushnjës. Edhe pse u duk një ndeshje e thjeshtë në letër, gjirokastritet shpërdoruan shumë në pjesën e parë. Gjithsesi në minutën e 40-të Kristal Abazaj goditi fortë në hyrje të zonës, duke mos i dhënë asnjë mundësi reagimi portierit Spaho. Në minutën e tretë shtesë, Bregu shënoi dhe golin e dytë që vulosi ndeshjen. Luftëtari ngjitet në kuotën e 40 pikëve, ndërkohë që Kamza tashmë e sheh veten 5 larg zonës së ftohtë në renditje. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

