Partizani i falet super golit të Çanit, zhyt në krizë Flamurtarin (VIDEO)
Partizani merr një tjetër sukses të rëndësishëm në kampionat. Skuadra e Klevis Dalipit ka fituar minimalisht 1-0 ndaj Flamurtarit me një super gol të bomberit, Edar Çani.
Pjesa e parë u mbyll pa gola me gjithë rastet e shumta në të dyja portat, ndërkohë që në fillimin e fraksionit të dytë, të kuqtë aktivizojnë edhe sulmuesin Çani. Ish-sulmuesi i Kombëtares u bë menjëherë protagonist duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 54-t me një goditje të bukur me kokë. Flamurtari përpiqet që të reagojë, por nuk arrin që të gjejë golin e barazimit.
Partizani ngjitet në vendin e katërt me 39 pikë, ndërkohë që Flamurtari zbret në vendin e 6-të me 37 pikë, teksa ka pësuar 4 humbje në 5 ndeshjet e fundit. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

