Partizani i fiksuar me trajnerët italianë, rikthen sërish Sormanin në krye të ekipit

Partizani e ka nisur merkaton e janarit në gjetjen e një trajneri të denjë për të udhëhequr “demat e kuq” deri në përfundim të kampionatit.

Adolfo Sormani është parë nga drejtuesit si profili më i duhur dhe kanë përzgjedhur italianin si trajnerin më të ri, zyrtarizimi ende nuk është bërë por palët janë në detajet e fundit për të mbyllur marrëveshjen.

Sormani e drejtoi Partizanin në vitin 2016-të por aventura e tij nuk shkoi mirë pasi u shkarkua për rezultate të dobëta vetëm katër muaj sa ishte ulur në stol.

Pas shkarkimit nga Partizani, Sormani drejtoi Vejlen në Danimarkë ku qëndroi rreth 2 vjet në krye.

SHKARKO APP