Partizani i shkakton humbjen e parë në shtëpinë e re Kukësit (VIDEO)

Kukësi pëson humbjen e parë në shtëpinë e re 1-2 ndaj Partizanit në impiantin “Kukës Arena”. Fraksioni i parë foli i gjithi për Partizanin që ishte dominues në lojë dhe raste. Në minutën e 26-të Stenio Junior mposhti Xhikën në një goditje me kokë pas harkimit të Carës.

Partizani nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 40-të do të gjenin dhe golin e dytë. Këtë herë Skuka shërbeu në zonë për Stenio Junior dhe braziliani nuk fali por dyfishoi shifrat. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërkohë në fraksionin e dytë, verilindorët kishin një “marsh” më shumë për të ndryshuar fatet e ndeshjes.

Në minutën e 52-të Luka Milunovic shënoi me portën e boshatisur teksa më parë nga shtylla ishte ndalur tentativa e Edi Basa. Partizani mbrojti rezultatin deri në fund, duke dal ëme 3 pikë shumë të rëndësishme. Skuadra e Mehmetit me këtë fitore ngjitet në vendin e tretë me 49 pikë, 3 më shumë se Kukësi pas 32 javësh kampionat.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?