Partizani kërkon fitoren në Shkodër, Starova: Vllaznia nuk e ka presionin tonë

Partizanit nuk i interesojnë akuzat që vijnë nga Flamurtari për tolerim të ndeshjes në sfidën e fundit në “Niko Dovana” sepse mori tre pikët dhe është në rregull nga ana e tij. Të kuqtë, pas fitores sadoi të kontestuar 2-1 ndaj Flamurtarit, janë të përqendruar tashmë për transfertën e së djelës, në “Loro Boriçi” të Shkodrës, ku përballë do të kenë Vllazninë, dhe ndaj së cilës, kërkohet fitorja e tretë radhazi në kampionat. Drejtori Sportiv i të kuqve, Sulejman Starova parashikon një 90 minutësh të vështirë, ku Partizanit i vlejnë vetëm tri pikët. – “Objektivi ynë na detyron të kërkojmë fitoren në çdo ndeshje, pra edhe në “Loro Boriçi” ne duhet të marrim tri pikët. Gara në kreun e tabelës është shumë e forta, ndërsa në pjesën e poshtme duket se është vendosur gjithçka,” – theksoi Starova. Vllaznia para ndeshjes së fundit me Laçin, që e humbi 1-0, ka ndërruar trajnerin dhe më tej luan pa presionin e rezultatit, pasi as synon të kapë vendet e para dhe as rrezikon rënien. Por ky fakt sipas Starovës ua vështirëson punën të kuqve.  – “Mund të them se Vllaznia nuk e ka presionin e rezultatit sepse nuk rrezikon rënien. Kështu që presioni kalon në anën e Partizanit.” Një fitore e mundshme e Partizanit në “Loro Boiriçi” i jep mundësi Partizanit të forcojë pozitat në krye të klasifikimit, pasi Tirana dhe Kukësi do të përplasen në një sfidë direkte. Partizani ndodhet në kuotën e 47 pikëve, aq sa ka edhe Tirana, pesë pikë më pak se Kukësi dhe katër pikë më pas se Skënderbeu, që kryesojnë, por ka edhe një ndeshje më pak, atë derbi ndaj Tiranës për të luajtur më 12 mars. – “Përsa u përket sfidave të rivalëve tanë, ndoshta do të ishte më mirë për ne që Kukësi – Tirana të përfundonte në barazim, por para se të mendojmë për kundërshtarët, duhet të marrim maksimumin në ndeshjen tonë,” –  shton Starova.  Në seancën e radhës në kompleksin sportiv, në Pezë Helmës, Bylylkbashi dhe Nexhipi janë stërvitur të diferencuar, ndërsa Fazlliu nuk ka zbritur farë në fushë dhe mund të jetë ai mungesa e madhe e të kuqve në transfertën me Vllazninë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?