Partizani kryeson 1-0 me Tiranën, ndeshja ndërpritet për herë të dytë. Tifozët nuk përmbahen

Tifozët kanë kaluar çdo limit dhe kanë ndërprerë derbin për herë të dytë. Por ndeshja më e ndjekur e Superiores si gjithmonë nuk sjell vetëm një “Air Albania” të mbushur plot por edhe tensione mes tifozerive, përtej shakave dhe koreografive ngacmuese.

Ndeshja Partizani-Tirana është në rezultatin 1-0. Pavarësisht se në stadium nuk lejoheshin flakadanët dhe fishekzjarret, tifozët e dy skuadrave të kryeqytetit kanë hedhur kapsolla dhe shashka, duke bërë që e gjithë fusha të mbulohet nga tymi.

Të gjithë janë sonte në derbi. Edhe trajneri i Kombëtares shqiptare, braziliani Silvinjo është i pranishëm në shkallët e “Air Albania” duke ndjekur Partizani-Tirana.

Swiss Digital Desktop Reklama

Braziliani po vëzhgon nga afër lojtarët që janë kandidatë për të veshur fanellën kuqezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?