Partizani kthehet të luajë në “Elbasan Arena”, Luftëtari “shtegton” drejt Korçës

Me përfundimin e këtij sezoni futbollistik, skuadra shqiptare që do të marrin pjesë në kupat e Europës kanë filluar përgatitjet administrative. Një nga problemet e përvitshme që hasin këto ekipe ka të bëjë me stadiumet ku do t’i zhvillojnë ndeshjet europiane për shkak të infrastrukturës së dobët në një pjesë të madhe të impianteve sportive në vend.

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, përgjegjësi i Sektorit të Licencimit në FSHF, Eduart Gjini, zbuloi stadiumet e zgjedhura nga ekipet shqiptare që do të luajnë në Europë. Kukësi, kampioni i ri i Shqipërisë, i cili do ta fillojë aventurën europiane nga turi i dytë kualifikues i Ligës së Kampioneve, ka paraqitur në Federatë një marrëveshje me stadiumin “Elbasan Arena” për t’i zhvilluar aty ndeshjet.

“Elbasan Arena” është zgjedhur dhe nga Partizani, i cili do ta fillojë aventurën europiane nga turi i parë kualifikues i Ligës së Europës. Një vendim i çuditshëm ky i Partizanit për t’u kthyer në Elbasan dhe për të mos luajtur në “Selman Stërmasi”, edhe pse stadiumi i kryeqytetit i plotëson kushtet e nevojshme për të pritur ndeshje europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast se fiton Kupën e Shqipërisë, Tirana do t’i luajë në stadiumin e saj ndeshjet europiane të cilat do të fillojnë nga turi i parë kualifikues i Ligës së Europës. Skënderbeu gjithashtu do t’i luajë ndeshjet e verës në Europë në stadiumin e tij në Korçë. Bardhekuqtë do ta fillojnë aventurën e tyre europiane nga turi i parë kualifikues e Ligës së Europës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Luftëtari është ende në pritje për të mësuar nëse do të kualifikohet për të marrë pjesë në turin e parë të Ligës së Europës apo jo. Gjirokastritëve, të cilët u renditën në vendin e 4-t në Superiore, u duhet që Skënderbeu të fitojë Kupën e Shqipërisë për të fituar biletën europiane. Në rast se do të marrin pjesë në Europë, ata gjithashtu do të luajnë në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës teksa kanë arritur një marrëveshje me klubin korçar dhe e kanë dorëzuar në FSHF./panoramasport

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?