Partizani merr fitoren e parë sezonale, Laçi mund kampionët në fuqi

Ditën e sotme janë luajtur dy ndeshjet e radhës në Kategorinë Superiore. Partizani më në fund ia doli që të merrte fitoren e parë në këtë sezon, duke mundur 2-0 Kastriotin.

Golat u shënuan nga Emiliano Musta në minutën e 37-të me një goditje dënimi. Në minutën e 90-të, Rrapaj shënoi dhe golin që do të mbyllte llogaritë për këtë duel. Partizani mbetet në vendin e 8-të me vetëm 8 pikë, ndërkohë që Kastrioti mban vendin e fundit me 5 pikë.

Laçi mundi kampionët në fuqi me rezultatin e pastër 2-0. Goli i parë u shënua nga Mentor Mazrekaj në minutën e 43-të, ndërsa goli i dytë për Kurbinasit erdhi në minutat shtresë nga Guindo. Kurbinasit ngjiten në vendin e katërt me 11 pikë, ndërkohë që Teuta mban vendin e tretë me një pikë më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?