Partizani mposht 3-0 Vllazninë, vetëm 2 pikë larg Skënderbeut

Dy gola nga Sukaj dhe një nga i riu Fili i kanë dhënë një fitore të pastër 3-0 Partizanit këtë të diel ndaj Vllaznisë, duke e ngushtuar me vetëm dy pikë nga Skënderbeu i vendit të parë.Partizani zhvilluan një pjesë të parë të mirë, por shkodranët arritën ta mbajnë të paprekur portën e tyre, madje edhe 15 minuta nga pjesa e dytë. Por, më pas ishte një shkodran që i godet ata. Xhavahir Sukaj realizon në minutën e 60. Ndërsa 2 minuta para fundit, Fili dyfishoi shifrat e në fundin e takimit, Sukaj shënoi edhe të tretin, duke e vulosur ndeshjen në 3-0.

Një fitore mjaft e rëndësishme kjo për Partizanin, pasi tashmë është vetëm 2 pikë larg nga Skënderbeu i vendit të parë, i cili u mund një ditë më parë në Korçë nga Tërbuni i vendit të fundit.

Vllaznia pas këtij takimi mbetet në kuotën e 29 pikëve, një më shumë se Flamurtari e 4 më shumë se Bylisi i vendit të parafundit.
Bylisi dhe Tirana janë ndarë në barazim 0-0 në ndeshjen e zhvilluar këtë të diel në stadiumin e Ballshit “Adush Muça”, duke ndarë nga një pikë që nuk i plotëson pritshmëritë e të dyja skuadrave në garë për objektiva të ndryshëm.

Gjatë 45 minutave të para ishin vendasit më kërkues në këtë takim, por megjithatë nuk arritën të gjenin golin, aq shumë të dëshiruar.

Tirana u “zgjua” në pjesën e dytë. Elis Bakal lëshoi një goditje të fortë nga distanca por topi nuk u adresua në katërkëndëshin e Frashërit. Pak sekonda më pas, Vucaj me të majtën harkoi një top që i shkoi shumë pranë transversës. Këto raste, por edhe të tjera nga bardheblutë nuk u shfrytëzuan si duhet dhe në fund, sifda u mbyll me rrjeta të paprekura.
Bylisi mban vendin e nëntë në renditje, me diferencë prej 3 pikësh nga Flamurtari. Ndërsa Tirana nuk arriti të shfrytëzonte barazimin e Teutës me Kukësin një ditë më parë, duke qëndruar në vendin e 5 me 4 pikë më pak se verilindorët e vendit të tretë.

/ Top Channel

SHKARKO APP