Partizani mund Skënderbeun dhe e mbyllë e para fazën e parë
Partizani e mbyllë fazën e parë në vendin e parë. Të kuqtë kanë fituar 3-1 në duelin e fundit ndaj Skënderbeut, duke marrë kryesimin e kampionatit. Starti ishte shumë i mirë për ekipin e Lerdës, që shënoi 2 gola në 20 minutat e para.
Fillimisht do të ishte Trashi që krosoi në zonë për Belicën, i cili realizoi me kokë, ndërkohë që në minutën e 19-të, Bruno Telushi ekzekutoi me saktësi një goditje dënimi, duke çarë murin e skuadrës korçare.
Skënderbeu rihapi ndeshjen në fundin e pjesës së parë me Gripshin, i cili dhuron spektakël në zonë, duke mposhtur edhe portierin Hoxha. Gjithsesi në minutën e 61-të, Partizani do të realizonte golin e qetësisë me Çinarin, i cili realizoi pas një kundërsulmi të shpejtë. Partizani tashmë renditet në krye me 17 pikë, 1 më shumë se Bylis. /R.Lika-Koha Jone/