Partizani mundet minimalisht nga Trabzonspori në Turqi (VIDEO)

Partizani ka pësuar një humbje minimale 0-1 në testin e parë miqësor në Turqi, ndaj gjigandëve turqë të Trabzonspor në sfidën e zhvilluar në Antalia. Trajneri Somani e nisi sfidën me formacionin më të mirë të mundshëm teksa aktivizoi që nga minuta e parë, Hoxhën në portë Idrizajn, Bitrin, Bilalin e Trashin në mbrojtjen me 4, Telushin, Romeron dhe Cordeiro në mesfushë ndërsa treshja e sulmit përbëhej nga Çinari, Bardhi e Broën.

Duelin e vendosi një gol i sulmuesit kryesor të Trabzonspor, Sorloth në minutën e 22-të, i cili përfitoi nga një përgjumje në mbrojtjen e kuqe duke mposhtur Hoxhën. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë ndërkohë në pjesën e dytë të dyja skuadrat zbritën në fushë me të tjera 11-she me dy trajnerët që hodhën në fushë të gjithë lojtarët e stolit. Partizani iu afrua golit të barazimit në disa raste me Joseph Ekuban, Kote, Solomon e Boldor por pa mundur të gjejë rrjetën.

Një humbje minimale për të kuqtë ndaj një kundërshtari të nivelit shumë të lartë, është mëse e pranueshme në debutimin e Sormanit, pasi Partizani prodhoi lojë në këtë sfidë dhe mund të përmirësohet duke filluar që nga miqësorja e ardhshme në Antalia ndaj hungarezëve të Budapest Honved.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?