Partizani ndalet ndaj Skënderbeut, Teuta befason në fund Vllazninë (VIDEO)
Partizani nuk ka mundur të shkojë më shumë se një brazim pa gola në Elbasan përballë Skënderbeut të vendit të fundit. Një nga paraqitjet më të dobëta të skuadrës së Mehmetit, që nuk arrin të dominojë korçarët që mbyllin tabelën e klasifikimit.
Junior dhe Skuka rrezikojnë për kryeqytetasit në pjesën e parë, por rastin më të mirë e ka Berisha për miqtë që nuk arrin të çojë topin në rrjetë. Partizani humb terren në garën për Europën, ndërsa Skënderbeu tregon se nuk është dorëzuar, ndonëse pozitat në renditje nuk janë aspak të mira.
Teuta dhe Vllaznia krijojnë raste, dhe luajnë një futboll të mirë, por në fund rezultati është 1-1. Fraksioni i parë u mbylla pa gola, ndërkohë që në të dytën do të ishte Latifi që do të kalonte shkodranët në avantazh.
Teuta kundërpërgjigjet në minutën e 9-të shtesë me Ivanovic. Të dyja skuadrat marrin nga një pikë, që nuk i ndihmon shumë për objektivat e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

