Partizani ndalet në transfertën në Estoni, Skuka i shpëton nga humbja
Partizani ka arritur një rezultat të vlefshëm në transfertë, duke barazuar 1-1 ndaj ekipit estonez Nõmme Kalju, në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të UEFA Conference League. Sfida u zhvillua në stadiumin “Kadrioru Staadion” në Tallinn.
Skuadra vendase e nisi takimin me vrull dhe kërkoi që në minutat e para të befasojë portën e kuqe, por pa sukses. Nga ana tjetër, Partizani reagoi me shpejtësi, duke krijuar disa raste të rrezikshme me dyshen Keko-Skuka, që u afruan shumë pranë golit.
Pjesa e dytë nisi me një goditje për të kuqtë, pasi Manilan i Nõmme Kalju kaloi skuadrën e tij në avantazh. Megjithatë, reagimi i skuadrës së drejtuar nga Gega ishte i menjëhershëm. Skuka riktheu baraspeshën në rezultat, duke mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Tashmë gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet në Tiranë, ku Partizani do të kërkojë fitoren për të siguruar kalimin në turin tjetër të Conference League.
KOHA JONË SONDAZH

