Partizani pa trajner, Kalari: Kemi lojtarët më të mirë

Në dy orare të ndryshme, këtë të mërkurë do të luhet java e 16 e Superligës, ku Partizani do të kërkojë të rikthehet te fitoret pas humbjes në derbi dhe pas një trajner në krye. Të kuqtë do të drejtohen nga Renaldo Kalari, i cili në prag të ndeshjes thotë se e priste që një ditë të drejtonte të kuqtë, ndërsa shton se organika e skuadrës është më e mira në Supelrigë.

”Patjetër që e kam menduar, që kur e kam filluar futbollin, i kam kushtuar jetën këtij sporti, jam munduar që të jap gjithmonë maksimumi. Vjen një moment që duhet t’i thuash stop. Vjen një moment që për deri sa i ke kushtuar jetën si lojtar, do vazhdosh, se ka qenë profesioni jot. Unë jam i përgatitur, që me këta lojtarë që ka Partizani, janë nga më të mirët e kampionatit, në rolet që luajnë”.

Te Partizani ditët e sotme ka patur të reja edhe në merkaton në dalje. Klubi i kuq ka arritur marrëveshjen me klubin e AIK për huazimin e Jasir Asanit, një ndër futbollistët më të mirë të skuadrës. Mëngjarashi do largohet në janar, ndërsa do të jetë i disponueshëm deri në fund të dhjetorit.

SHKARKO APP