Partizani përmbys Flamurtarin, por nuk kalon dot në turin tjetër (VIDEO)

Flamurtari me drithërimash ka siguruar një biletë për në fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Skuadra e Duros është mundur 2-1 në ndeshjen e kthimit nga Partizani, por vlonjatet  favorizoi ndeshja e parë, e fituar me rezultatin 1-0. Të kuqtë i shkuan shumë pranë përmbysjes së madhe.

Flamurtari kaloi fillimisht në avantazh, duke shënuar pas vetëm 11 minutash lojë me Sidibe. Vendasit kanë reaguar në minutën e 38-të me Trashin në minutën e 37-të. Mesfushori i Partizanit shënoi një fol spektakolar me të majtën duke lënë të shtangur portierin Nurkoviç. Kur kishin mbetur edhe 11 minuta nga fundit i ndeshjes, Asani realizoi golin e dytë për Partizanin, pas një goditje shumë të bukur nga një distancë e largët, në të cilën portieri pati jo pak faj. Vendasit u hodhën në sulm për të gjetur edhe të tretin, por për fatin e tyre të keq nuk e arritën.



Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?