Partizani “përmbys” Vlorën, Kukësi fiton 7+ ndaj Teutës (Foto)

Janë mbyllur tre ndeshjet të javës së 25-të në Kategorinë Superiore, me fitoret e dy ekipeve pretendente për titull, Kukësit e Partizanit, si dhe në ndeshjen tjetër Vllaznia shënoi humbjen e radhës në Laç. Në këto çaste po luhet ndeshja e katërt e javës në Korçë, mes Skënderbeut dhe Tiranës, ndërkohë që java e 25-të mbyllet nesër me takimin Elbasani-Apolonia, dy skuadra që mbyllin tabelën e klasifikimit.

Partizani – Flamurtari 2-1

Shënues: Rrahmani 57’  Raçiç 78’/ Telushi 21’

Swiss Digital Desktop Reklama

 Partizani arriti të fitojë përballë Flamurtarit, duke përmbysur rezultatin e pjesës së parë, për t’u afruar me ekipet kryesuese pretendente për titull. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Shpëtim Duro u gjet në dis-avantazh në pjesën e parë, pas golit tëTelushit.  Rrahmani dhe Raçiç përmbysën rezultatin në pjesën e dytë, teksa Partizani dominoi ndeshjen e zhvilluar në “Niko Dovana” të Durrësit. Me këtë fitore, Partizani ngjitet në kuotën e 47 pikëve, duke barazuar Tiranën, dy javë para derbit, por bardheblutë kanë një ndeshje me pak. Ndërkohë Flamurtarimbetet në kuotën e 34 pikëve. Formacionet e dy ekipeve para ndeshjes:

Swiss Digital Mobile Reklama

Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Rrahmani, Krasniqi, Cuculi, Batha, Trashi, Vila, Nexhipi, Mazrekaj, Fazliu; Flamurtari: Xhelilaj, Arbri, Kuqi, Veliu, Idrizaj, Telushi, Lena, Nikoliç, Vucaj, Hoxha, Buval;

Kukësi-Teuta 5-2

Shënues: Malota 33’, Pejiç  51’, 84’, Pit 54’,  68’, Kastrati 47/ Nika 58’

Kukësi mposhti  brenda në shtëpi 5-2 Teutën në një ndeshje plot gola, duke u rikthyer pas dy barazimeve, tek fitorja. Kukësi i drejtuar nga Artim Shaqiri barazoi me Skënderbeun në Korçë 1-1 dhe me Apoloninë në Fier, 2-2, për të gjetur fitoren në ndeshjen e sotme ndaj teutës, me shifra tenistike. Sulmuesi kroat Pero Pejiç realizoi tre gola, duke u shkëputur në krye të golashënuesve të kampionatit tonë dhe duke qenë pretendent kryesor për fitimin individual të këpcuës së artë.  Me këtë fitore, Kukësi ngjitet në kuotën e 52 pikëve.  Teuta  pas javës së 25-të dhe e sheh veten në kuotën e 19  pikëve.  Formacionet e dy ekipeve para ndeshjes:  

Kukësi: A.Halili, Shameti, Malota, Gvozdenoviç, Hallaçi, Musolli, Hasani, Zeqiri, Hoxha, Pit, Pejiç;

Teuta: Rizvani, E.Hoxha, R.Hoxha, Stafa, Ahmataj, Hodo, Koreshi, Nika, Kuli, Dita, Çota;

 Laçi – Vllaznia 1-0

Shënues: Veliaj 26’

Laçi nuk gabon lehtë në shtëpi dhe nuk kursen as Vllazninë, ndaj së cilës fitoi 1-0. Ekipi i drejtuar nga trajneri Armando Cungu  përballë Vllaznisë e gjeti golin me anë të mesfushorit Veliaj, falë edhe një gafe të portierit Selimaj. Pas shkarkimit të trajnerit italian, Baldo Ranieri, Vllazninë e drejtoi sot trajneri i ri Luan Zmijani, i cili debutoi me humbje. Kjo fitore e ngjiti Laçin, në kuotën e 42 pikëve. Formacionet e dy ekipeve para ndeshjes: 

Laçi: Vujadinoviç, Teqja, Buljan, Çela, Sefgjini, Meto, Mustafa, Veliaj, Zefi, Cetkoviç, Xhejms; Trajner: Armando Cungu

Vllaznia: Selimaj, Sykaj, Beqiri, Gocaj, Hadaj, Shtubina, Lika, Demaj, Krymi, Tafili, Hajdari ; Trajner: Luan Zmijani

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?