Partizani pëson një humbje shokuese përballë Teutës, fitojnë Luftëtari dhe Bylis

Partizani vijon të vuajë ende pasoja nga humbja në derbi. Kampionët e Shqipërisë kanë pësuar një humbje të papritur 1-0 ndaj Teutës në Durrës. “Djemtë e Detit” triumfuan me golin e Sherif Kallakut, të shënuar me 11-metërsh në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë nuk munguan momentin e tensionit, pas një zënke të panevojshme mes Beqjes dhe Cordieros. Kryesori u tregoi kartonin e kuq jo vetëm protagonistëve kryesorë, por edhe Dukës së Teutës dhe Boldorit të Partizanit, që ndërhynë nga stolat respektivë. Në fillimit të kohës shtesë edhe Silvesetër Shkalla u detyrua të linte fushën pas kartonit të dytë të verdhë. Më këtë humbje Partizani rrëshqet në vendin e katërt, me pesë pikë më pak se Kukësi.

Luftëtari më në fund arrin që të marrë një fitore 2-0 ndaj Skënderbeut. Spikati në këtë takim për bluzinjtë Griseld Lika, autor i të dy golave në këtë takim. 22-vjeçari e gjeti fillimisht rrjetën që në minutën e 9-të, për t’u dhënë më pas epërsinë e dyfishtë ekipit të tij në të 53-tën, rezultat që mbeti në fuqi deri në vërshëllimën e trefishtë të kryesorit.

Jurgen Goxha rezultoi heroi i Bylisit në sfidën e “Adush Muçës” kundër Laçit, që deri në minutën e 80-të i kishte rezistuar më së miri presionit vendës. 10 minuta para përfundimit të kohës së rregullt shpërtheu festa në impiantin e Ballshit për golin që kishte vlerë tri pikë.

SHKARKO APP