Partizani prezanton sot trajnerin e ri, një emër i njohur në futbollin shqiptar

Partizani ka zgjedhur trajnerin e ri pas largimit të Skënder Gegës. Klubi i kuq do të prezantojë Mladen Milinkovic si trajnerin e ri të skuadrës këtë të mërkurë, në orën 17:00, në ambientet e stadiumit “Arena e Demave”.

Trajneri serb nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptar. Ai ka një eksperiencë të mëparshme në Kategorinë Superiore, ku ka drejtuar ekipet e Luftëtarit dhe Kukësit, duke lënë gjurmë pozitive.

Milinkovic pritet të sjellë eksperiencën dhe filozofinë e tij të punës në një moment të rëndësishëm për Partizanin, që synon të rikthehet në garën për titull dhe të performojë në nivele të larta në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?