Partizani prezanton trajnerin serb, nis nga puna menjëherë

Partizani ka zgjedhur trajnerin e ri. Drejtimi i kryeqytetasve, i është besuar teknikut serb, Aleksandar Veselinovic. Trajneri 54-vjeçar u prezantua këtë të hënë në ambientet e klubit dhe menjëherë nis nga puna, në stolin e nënkampionëve të Shqipërisë. Partizani ishte pa trajner prej disa javësh, pas largimit të Orges Shehit, para fillimit të kampionatit. Në dy javët e para, skuadra u drejtua nga drejtori sportiv, Arbër Abilaliaj dhe regjistroi një humbje ndaj Vllaznisë dhe një fitore ndaj Skënderbeut.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?