Partizani reagon pas eliminimit nga Kupa: Penallti inekzistente, ndihemi të vjedhur (VIDEO)

Partizani u eliminua nga Kupa e Shqipërisë pas humbjes 1-3 ndaj Elbasanit. Klubi i kuq, nëpërmjet një reagimi, ka shprehur pakënaqësi për arbitrimin. Sipas kryeqytetasve, penalltia e akorduar nga arbitri Hamiti në fundin e takimit është inekzsitente dhe i bën thirrje FSHF-së për marrjen e masave.

REAGIM!

Klubi Partizani dënon me forcë gjykimin e ndeshjes së sotme të kupës së Shqipërisë Partizani – Elbasani, me një arbiter të papërgjegjshëm si Eldorian Hamiti. Ky arbitër është non grata për Partizanin. Rasti më flagrant është minuta 119 kur Hamiti vendosi kualifikimin me një penallti inekzistente, të cilën vetëm ai e ka parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çdokush mund të gjykojë vetë nga këto pamje të cilat nuk kanë nevojë për koment.

Swiss Digital Mobile Reklama

Thellësisht të hidhëruar për vjedhjen që i bëhet djersës se lojtarëve dhe dëmin që i bëhet ekipit.

I bëjmë thirrje Federatës Shqiptare të Futbollit përjashtimin e këtyre arbitrave të papërgjegjshëm nga sistemi i arbitrimit që bashkë me imazhin e Partizanit po dëmtojnë imazhin e futbollit si dhe vetë Institucionin më të lartë të Futbollit në vend, duke rritur pakënaqësinë e sportdashësve përkundrejt besueshmërisë së garës sportive.

Partizani kërkon vetëm drejtësi!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?