Partizani rikthehet te fitorja ndaj Vllaznisë, Kukësit ndalet ndaj Skënderbeut (VIDEO)

Partizani e ka mbyllur me një fitore minimale 1-0 ndaj Vllaznisë vitin 2019. Të kuqtë u rikthyen se sukseset pas 3 humbjeve radhazi, duke u afruar me kreun e renditjes.

Ndeshja do të vendosej nga një episod i minutës së 62-të. Pas një goditje nga këndi topi mbetet në zonë, atje ku Bitri përfiton më së miri për ta dërguar në rrjetë. Vllaznia kërkoi me ngulm golin e barazimit, por nuk do të ishin të qartë para portës.

Fiton Partizani, por ndalet Kukësi. Verilindorët nuk mundën të shkonin më shumë se një barazim 1-1 ndaj Skënderbeut. Bruno Dita befasoi ekipin e Duros në minutën e 32-të, ndërkohë që kundërpërjgigja e Kukësit erdhi me Rrocën në minutën e 60-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Skënderbeu mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 66-të pas ndëshkimit me karton të kuq të Asion Dajës, por Kukësi nuk mundi të shënonte një tjetër gol.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?