Partizani shkatërron Escaldes, kalon në turin tjetër të Conference League

Partizani ka siguruar një biletë për në turin e tretë të Conference Leage, pasi ka fituar pastër 4-1 ndaj Atletic Club D’Escaldes në “Air Albania”. Në fakt, të kuqtë e nisën shumë keq ndeshjen, me një gafë në mbrojtje, por sulmues mik nuk pati saktësinë për ta dërguar topin në rrjetë në minutën e katërt.

Në minutën e 28-të erdhi dhe zhbllokimi i rezultatit nga Cara, i cili shtyu në rrjetë topin e kthyer nga portierin pas goditjes së Mba. Tedi Cara realizoi golin e dytë në fundin e pjesës së parë, duke shmangur disa lojtarë në hyrje të zonës dhe më pas e dërgoi topin në cepin e portës.

Në minutën e 64-t erdhi edhe goli i tretë, që mban firmën e Rrapajt. Në fundin e takimit miqtë fituan një penallti, të cilin e kthyen në gol nga Lopes. Gjithsesi Partizani shënoi një tjetër gol me Eros Grezdës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në turin tjetër Partizani do të sfidojë ekipin Valmiera të Letonisë, dy ndeshje që do i luhet më 10 gusht në transfertë dhe më 17 në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?