Partizani shumë i fortë për Skënderbeun, super sfidën e vendos Mala (VIDEO)
Partizani e ka nisur në mënyrën më të mirë javën e parë të fazës së tretë. Skuadra e drejtuar nga Skënder Gega ka fituar minimalisht 1-0 në transfertën ndaj Skënderbeut, të vlefshme për javën e 19-të.
Sfida nisi në mënyrën më të mirë për të kuqtë që gjetën rrugën e rrjetës që në minutën e tretë me Esat Malën që shfrytëzoi më së miri një asist të Asanit.
Në pjesën e dytë, Partizani kishte mundësinë e artë për të dyfishuar rezultatin në minutën e 52-të, pasi Asani fitoi penallti pas një pengimi nga Dita. Nga pika e bardhë shkoi Bruno Dita, i cili u ndal nga një pritje spektakolare e portierit Teqja.
Më pas të kuqtë humbin mesfushorin Hila, i cili shoqërohet në spital pas një dëmtimi të rëndë, ndërkohë që Skënderbeu nuk arriti që të vendoste në vështirësi portierin Hoxha. Në fundin e ndeshjes, Trashi u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër. Me këtë fitore Partizani ruan vendin e parë me 40 pikë, plotë 10 më shumë se Skënderbeu. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

