Partizani sjell risi në futboll, për të ngritur imazhin (Foto)
Partizani po punon edhe për të ngritur mbi imazhin e klubit. I njohur para viteve 90’ si klubi me më shumë tifozë në vend, për shkak të disa luhatjeve dhe rënies në kategoritë inferiore, të kuqtë e kanë humbur disi popullaritetin në këto vite. Megjithatë, për të rikthyer edhe një tifozerinë e zjarrtë dhe të shumtë në numër, pjesë e Departamentit të Marketingut të FK Partizanit, është emëruar Xhiliola Koçi. Vajza bukuroshe nga kryeqyteti është edhe anëtare e grupit të tifozëve “Guerrils”. Aktualisht Partizani ndodhet katër pikë larg kreut, por me risistë që po sjell, pretendon të ngjitet në krye të kampionatit dhe të fitojë titullin e munguar kampion prej vitit 1994. Partizani, sakaq, vijon përgatitjet për ndeshjen çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, që do ta luajë ndaj Laçit në Krujë, nesër ora 14.00.
KOHA JONË SONDAZH

