Partizani-Teuta, me këtë sfidë nis faza e dytë e kampionatit

Nis faza e dytë e kampionatit shqiptar, me sfidën Partizani-Teuta, dy pretendentët që kanë zhgënjyer. Java e 10-të është shansi që të kuqtë dhe kampionët në fuqi të ndryshojnë fatin e sezonit.

Partizani kërkon fitoren për t’iu larguar rrezikut të rënies, pasi me 9 pikë janë në zonën “play-out” aktualisht, ndërsa durrsakët kampionë në fuqi synojnë të mbeten në zonën e kupave të Europës.

Ndeshjet do të vijojnë të shtunën me përballjet Skënderbeu-Tirana dhe Vllaznia-Laçi, teksa të dielën Dinamo ndeshet me Kastriotin, ndërsa Kukësi, pasi rihapi garën për titull, do të kërkojë hakmarrjen përballë Egnatias, ekipit që në mënyrë të befasishme e eliminoi nga kupa.

SHKARKO APP